Newcastle fiton me spektakël ndaj Manchester United dhe lë pas City-n dhe Chelsea-n

13 Prill 2025
19:20
Telesport
back button

Newcastle ka fituar 4-1 ndaj Manchester United në “St. James’ Park”. “Qymyrxhinjve” iu duhej me patjetër fitorja, pasi janë në garë për një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër, Manchester United është i fokusuar në Europa League, në ndeshjen e kthimit ndaj Lyon dhe sot ishte tërësisht i pamotivuar në fushë.

Newcastle ka gjetur golin në minutën e 24-të me Sandro Tonali-n, i cili shënoi një gol të bukur pas kobinimit perfekt me Alexander Isak.

“Djajtë” barazuan shifrat me Garnacho-n në minutën e 37-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, Newcastle dominoi komplet lojën dhe shënoi dhe tre gola të tjerë me Harvey Barnes në minutat 48-të dhe 63-të,  Bruno Guimaraes në minutën e 76-të

Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e katërt me 56 pikë. “Qymyrxhinjtë” e drejtuar nga Eddie Howe kanë një avantazh në krahasim me ekipet e tjera që garojnë për zonën Champions, pasi kanë një ndeshje më pak se ato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit