Manchester United në pikiatë, Amorim kapet pas ‘fijes së kashtës”: Nuk më interesojnë kritikat, as dua të mbrohem

14 Prill 2025
8:09
Alfred Lleshi
back button

Manchester United pësoi humbje të rëndë 4-1 ndaj Newcastle në “St James’ Park”, duke rrëshqitur në mënyrë të turpshme në vendin e 14-të të Premier League dhe shkuar me humorin më të keq të mundshëm në supersfidën çerekfinale të “Europa League” kundër Lyon.

Vendasit përfituan disa herë nga gabimet mbrojtëse të “Djajve të Kuq”, të cilët për më tepër ishin pa André Onana, për shkak të një vendimi të trajnerit portugez Ruben Amorim, i cili vendosi ta përjashtonte madje edhe nga lista e të grumbulluarve pas dy gabimeve të rënda që bëri në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Fonseca në “Europa League”.

Vetë trajneri portugez ndërhyri pas ndeshjes, duke tentuar fillimisht të minimizojë humbjen, por pranoi se skuadra e tij bëri shumë gabime. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përgjigja e tij e fortë dhe me karakter ndaj kritikave që i janë bërë që nga momenti që la Sportingun dhe mori drejtimin e Manchester United. Një situatë që ka krijuar atmosferë të rëndë rreth skuadrës, por nuk e ka tronditur Amorim:

“I kuptoj, por nuk më interesojnë kritikat. Asgjë nuk është më e keqe sesa të humbasësh ndeshje, njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Nuk dua të mbrohem apo gjëra të tilla, nëse shikoni pozicionin tonë në klasifikim, flet vetë. E enjtja është vërtet e rëndësishme. Të humbasësh ndeshje është pjesa më e vështirë e këtij profesioni. Të përqendrohemi tek e enjtja, kthimi me Lyon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit