Xabi Alonso tani trembet: “Çdo javë po bëhet edhe më e vështirë. Ju tregoj sepse…”

3 Maj 2024
20:04
Telesport
back button

Rekordi vazhdon dhe thellohet! Bayer Leverkusen synon të zgjasë serinë e tyre të jashtëzakonshme prej 47 ndeshjesh të pamposhtur këtë sezon, por nuk do të jetë objektiv i lehtë dhe këtë e ka pranuar të premten edhe trajneri i kampionëve gjerman, Xabi Alonso.

Kampionët e sapokurorëzuar të Bundesligës pasi mposhtën Romën 2-0 jashtë shtëpisë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës të enjten dhe arritën gjithashtu në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Kaiserslautern, i pret fund sezoni zjarr…

Leverkusen, i cili i dha fund dominimit 11-vjeçar të Bayern Munichut me titullin e parë të Bundesligës dhe siguroi trofeun e tyre të parë që nga viti 1993. “Ne duam të qëndrojmë të pamposhtur dhe e dimë se çdo javë bëhet më e vështirë. Të gjithë duan të na mundin”, ka thënë Alonos.

Spanjolli 42-vjeçar do ta shikojë ndeshjen në Frankfurt nga tribuna pasi mori kartonin e katërt të verdhë të sezonit gjatë barazimit 2-2 të skuadrës së tij me VfB Stuttgart javën e kaluar.

“Ju mund ta shihni lojën më mirë nga tribuna, dhe unë mund të komunikoj me bankinën. Do të më mungojë kontakti i drejtpërdrejtë me ekipin gjatë lojës, por lojtarët janë mjaft inteligjentë për të marrë vendime individuale për situatat në fushë”, ka thënë Alonso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit