Tjetër dëmtim për Neymar, del nga fusha me lot në sy pas 34 minutave në debutimin sezonal me Santos

17 Prill 2025
10:55
Telesport
back button

Neymar ka lënduar sërish kofshën e majtë dhe është larguar nga fusha i përlotur gjatë ndeshjes së javës së katërt të kampionatit brazilian kundër Atlético Mineiro.

Sulmuesi bëri debutimin e tij në Ligë për Santos këtë sezon, por ai luajti vetëm 34 minuta përpara se të largohej për shkak të një dëmtimi.

Kamerat kapën momentet e dhimbjes së lojtarit. 33-vjeçari brazilian fillimisht qëndroi në fushë por u zëvendësua pak minuta më vonë nga argjentinasi Benjamin Rollheiser. Në lot, Neymar u duartrokit me të madhe nga fansat e tij.

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi brazilian pëson dëmtime të tilla. Madje ai ka vetëm pak kohë që u rikthye nga i tillë i rëndë, që e la jashtë fushave më shumë se një vit.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të fundit dhe sa kohë Neymar do të qëndrojë jashtë fushave, ndërkohë që stafi mjekësor është duke vlerësuar situatën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit