Andriy Shevchenko është i sigurt për Paulo Fonseca dhe këshillon Milanin të investojë në një sulmues të ri. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i kuqezinjve analizon momentin e “Djallit” dhe lëvizjet mes stolit e repartit të avancuar: “Fonseca? Nuk e di nëse është zyrtare apo jo, mund të them që Paulo ka punuar mirë në Ukrainë dhe la shenjë. Ai është një person kompetent dhe i respektueshëm, pastaj nuk e di se çfarë planesh ka dhe cilat janë ato”.
Prioriteti i kuqezinjve duket blerja e një sulmuesi të madh?
Më duket logjike, pas largimit të Giroud. Francezi, një sulmues i parë i vërtetë, gjithashtu ka bërë gjëra përrallore te Milani. Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Pa të, do të nevojitet një tjetër sulmues i vërtetë, i aftë për të garantuar 16-17 gola në sezon. Problemi i ekipit në kohët e fundit ka qenë ai i sulmuesve që shënojnë pak.
A do të ishte Lukaku, i cili pëlqehet edhe nga Napoli i ri, një zgjedhje e duhur?
Ne i dimë karakteristikat e Lukakut. Siç thashë, varet nga mënyra se si trajneri ka ndërmend të luajë.