Olivier Giroud nuk ndalet kurrë së vendosuri rekorde të reja. Ish-sulmuesi i Milan, që së shpejti do të debutojë në MLS, u thirr nga Didier Deschamps për aventurën e tij të fundit me Francën.
Giroud është grumbulluar për Euro 2024, ku pritet të thotë për herë të fundit fjalën e tij me fanellën e kombëtares. Dhe, qendërsulmuesi francez është protagonist i një rekord të ri me këtë fanellë
Në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Luksemburgut (3-0), Olivier Giroud hyri në lojë gjatë ndeshjes, në minutën e 81-të në vend të Griezmann. Ai u bë lojtari më i vjetër, në moshën 37 vjeç e 249 ditë, që luan një ndeshje për kombëtaren e ekipit francez.