Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, Inter mendon “hakmarrjen” ndaj Milan-it duke e prekur në “pikën” e dobët

25 Prill 2025
17:35
Telesport
back button

Gianluigi Donnarumma dhe Inter mund të jenë protagonistë të një historie që mund të trondisë tregun e transferimeve të verës që po vjen. Portieri italian, aktualisht në radhët e PSG-së, ka një kontratë me klubin parizien deri në vitin 2026, por një largim i parakohshëm nuk përjashtohet.

Situata kontraktuale e portierit italian dhe interesi në rritje nga Inter kanë ringjallur thashethemet për një transferim të mundshëm që mund të finalizohet merkaton e ardhshme.

Simone Inzaghi iu ka kërkuar drejtuesve të klubit zëvendësimin e Yan Sommer, koha e të cilit midis shtyllave duket se po arrin fazën e saj të fundit. Në këtë kontekst, emri i Donnarumma-s po përmendet shumë në ambientet e klubit zikaltër, si për shkak të moshës së tij të favorshme ashtu edhe për përvojën në nivel të lartë.

26-vjeçari shihet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen dhe kthimi i tij në futbollin italian do të ishte një përforcim madje jo vetëm për Interin por për gjithë Serie A. Sigurisht që jo të gjithë do të ishin të lumtur me këtë rikthim të Donnarumma-s në Itali, tifozët e Milanit ende nuk e kanë kaluar inatin me të, gjë që do të shtohej akoma edhe më shumë me transferimin te rivali historik i kuqezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit