Po luhet në “Estadio Monumental” në Buenos Aires superklasikja, River Plate-Boca Juniors, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit argjentinas, faza e parë.
Mastantuono zhbllokoi ezultatin duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 25-të, pas ekzekutimit mjeshtëror të një goditjeje dënimi nga distanca.
Miqtë e drejtuar nga Fernando Gago barazuan shifrat në minutën e 37-të me Miguel Merentiel, i cili pasi mori një top të gjatë dhe përfitoi nga gabimi fatal i mbrojtësit të River, dërgoi topin në rrjetë.
Gjithsesi, ekipi vendas i drejtuar nga Marcelo Gallardo gjeti sërish golin në fund të pjesës së parë dhe e mbylli atë në avantazh 2-1. Driussi shënoi me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga shoku i skuadrës. Sigurisht që në një sfidë si kjo nuk ka si të mungojnë kartonët, plot 5 të verdhë janë dhënë vetëm pjesën e parë, 4 për miqtë dhe 1 për vendasit.







