Cubarsí: Falë mentalitetit tonë të fortë evituam humbjen ndaj Interit

1 Maj 2025
8:54
Alfred Lleshi
back button

Pas barazimit spektakolar 3-3 ndaj Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, komentoi kështu para mikrofonave të UEFA-s: “Ishte mentaliteti ynë ai që na lejoi të barazonim dhe të mos humbnim.

Duhet të përmirësohemi shumë, sepse Interi mund të na e bënte më keq. Tani do të shkojmë në stadiumin e tyre dhe do të përpiqemi t’i mposhtim. Jo shumë kohë më parë nuk e imagjinoja kurrë se do të luaja një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fanellën e Barcelonës, por tani jam jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem këtu.

E di që tifozët tanë do të na ndjekin dhe do të na mbështesin deri në fund, sepse e dinë që javën tjetër do të shkojmë për të fituar kundër Interit. Ndërkohë duhet të studiojmë disa detaje, por pa u zhytur në negativitet. Ky sezon është tashmë i jashtëzakonshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit