40 milionë euro gati për Zirkzee, tani Milani beson te marrëveshja. Duhen tejkaluar edhe tekat e agjentit

7 Qershor 2024
8:27
Alfred Lleshi
back button

Sprint i Milanit për Joshua Zirkzee. Sulmuesi pritet të largohet nga Bologna në këtë afat kalimtar dhe ka një klauzolë prej 40 milionë euro. Klubi kuqezi duket se është i gatshëm ta investojë shumën në fjalë dhe nuk e konsideron klauzolën problem.

“Djalli” vendosi ta blejë Joshua Zirkzee dhe u ekspozua për këtë, qendërsulmuesi vendosi të qëndronte në Itali dhe ra në dashuri me “San Siron”. Megjithatë, ka një pengesë, e lidhur me komisionet e agjentit.

Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kërkesat e agjentit Kia Joorabchian aktualisht po e pengojnë marrëveshjen. Milani nuk do të paguajë 15 milionët e kërkuara nga Kia dhe për këtë bëhet “lufta”. Një “tërheqje krahu” e cila mund të zgjidhet së shpejti, optimizmi i kuqezinjve po rritet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit