Mirupafshim Real Madrid! Davide Ancelotti merr ofertë nga klubi i Bundesligës, aty ku do nisë karrierën si trajner

9 Maj 2025
17:04
Telesport
back button

Jo vetëm Carlo Ancelotti, por nga Real Madrid në fund të sezonit do të largohet edhe Davide Ancelotti, i cili aktualisht është asistenti i të atit në stafin drejtues të trajnerëve te “Los Blancos”.

Edhe pse 35 vjeç, Davide Ancelotti ka fituar një përvojë të mjaftueshme për të nisur karrierën si trajner i parë. Mediat gjermane raportojnë se Leipzig është gati t’i besojë stolin italianit i cili po përgatitet të bëjë hapin përfundimtar si trajner kryesor pas një karriere të gjatë si asistent.

Klubi i Bundesligës vlerëson përgatitjen e tij taktike, menaxhimin e grupit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që ai ka pasur në seancat stërvitore të Real Madridit në sezonet e fundit. Davide Ancelotti ka refuzuar oferta në të kaluarën, si ajo e Evertonit, por të gjitha shenjat sugjerojnë se kohës së tij si asistent po i vjen fundi dhe tani është momenti për të hedhur një hap tjetër në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit