Xabi Alonso kërkon transferimin e mesfushorit spanjoll, drejtuesit e Realit kanë dyshime

9 Maj 2025
17:09
Telesport
back button

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Madje, tekniku spanjoll ka filluar që tani nga puna për të projektuar ekipin e sezonit të ri. Alonso iu ka kërkuar drejtuesve të Realit transferimin e Martin Zubimendi, mesfushorit të Real Sociedad.

Klauzola për Zubimendin është 60 milionë euro, një shifër e lartë por nuk përbën një pengesë të pakapërcyeshme për financat e Real Madridit. Pengesa kryesore qëndron në aspektin sportiv.

Sipas asaj që raporton “Relevo”, drejtuesit e Real Madridit nuk e shohin si emergjente nevojën për të përforcuar urgjentisht një zonë të fushës që ata e konsiderojnë të mbuluar dhe të ekuilibruar.

Gjithsesi, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por drejtuesit e klubit madrilen tashmë e dinë që Martin zubimendi është një nga merat në listën e dëshirave të Xabi Alonso-s, i cili e sheh mesfshorin 26-vjeçar si nje pikë kyçe për projektin që ka në mendje për të zbatuar si trajner i Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit