Çmenduri në El Clasico, Barça përmbys Real-in në 15 minuta (Video)

11 Maj 2025
17:10
Telesport
back button

Barcelona-Real Madrid është ndeshja e madhe e javës së 35-të të La Liga-s.

Katalansit kanë mundësinë të blindojnë titullin në rast fitoreje, ndërsa Los Blancos mund ta mbajnë hapur garën deri në fund nëse marrin tri pikët sot.

Ndeshja ka nisur shumë mirë për madrilenët me dy gola të shënuar nga Mbappe (5′ pen, 14′), por më pas ka ardhur reagimi i frikshëm i skuadrës së Flick.

Garcia (19′), Yamal (32′) dhe Raphinha (34′, 35′) kanë përmbysur gjithçka për vendasit.

BARCELONA-REAL MADRID 4-2 – GOLAT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit