Karriera e Carlo Ancelotti në krye të Real Madrid është gati të përfundojë. Trajneri 65-vjeçar italian do t’u thotë lamtumirë “los blancos”, presidentit Florentino Perez dhe lojtarëve për të udhëtuar në Brazil dhe për të filluar në mënyrë efektive rolin e tij si trajner i Seleçao.
Lajmi preku edhe shumë kolegë në Ligën spanjolle, duke pasur parasysh sukseset e panumërta të arritura nga “Carletto”, veçanërisht në krye të Real Madrid, por edhe për sportivitetin dhe profesionalizmin që ai ka demonstruar gjithmonë.
Duke filluar me Diego Simeone, trajnerin e Atletico Madrid, i cili foli në një konferencë për shtyp: “Nuk dua të komentoj për largimin e tij, është çështje e klubit të tij dhe e tij”.
“Si trajner, dhe mendoj si të gjithë trajnerët që janë në La Liga sot, të gjithë e admirojmë punën e tij. Ko vetëm për gjithçka që përfaqësoi në Real Madrid, për mënyrën se si e menaxhoi ekipin dhe për gjithçka që bëri, por për të gjithë karrierën e tij sportive”, tha Simeone.
Në fund, trajneri argjentinas komentoi: “Unë jam një admirues i tij, ai e di këtë. I thashë, e dua shumë dhe i uroj më të mirën“.







