Simeone: Është faji im që skuadra nuk arrin të fitojë jashtë fushe, lojtarët nuk motivohen sa duhet

16 Maj 2025
9:37
Telesport
back button

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, foli në një konferencë për shtyp pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij në Osasuna. “Që nga fillimi ishte e qartë se kishte mundësi për të marrë iniciativën, por ne nuk e bëmë. Dhë më pas pësuam golin”, tha Simeone.

“Në pjesën e dytë e kontrolluam lojën, por pa krijuar situata të rrezikshme si në pjesën e parë. Budimir shënoi një gol të bukur dhe ky është rezultati. Mendoj se luajtëm më mirë se sa në ndeshjet kundër Alaves dhe Las Palmas”, shtoi argjentinasi.

Ai pranoi se skuadra e tij ndryshon shumë mes paraqitjeve bindëse që bën në fushën e saj dhe atyre zhgënjyese jashtë fushe. Për këtë arsye, ai fajëson veten e tij.

Është e qartë se trajneri nuk është në gjendje të gjejë një mënyrë për t’i motivuar lojtarët që të japin gjithçka nga vetja jashtë fushe. E fajësoj veten, e analizoj veten, është përgjegjësia ime nëse nuk mund ta përsërisim jashtë fushe atë që bëjmë në shtëpi”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit