EKSKLUZIVE | Çmenduri me kërkesat e biletave Shqipëri-Serbi, duhen 40 stadiume “Arena Kombëtare” po vazhdoi kështu…

16 Maj 2025
21:01
Telesport
back button

Në 12 orët e para të hapjes zyrtare për aplikim për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi në 7 qershor, Arena Kombëtare (ora 20:45), Tiranë, ka pasur 200 mijë kërkesa biletash nga 50 mijë aplikues meson ekskluzivisht Telesport.

Sistemi elektronik ka pasur vështirësi në disa momente dhe serveri është mbingarkuar. Parashikohet që numri i aplikuesve të shkojë deri në afro 200 mijë që do të thotë rreth 800 mijë bileta të kërkuara për një stadium 22 mijë vendësh i cili do të ketë gjjthashtu kufizime.

Afati i fundit i aplikimit është 30 maji, më pas deri më 2 qershor do njoftohen të përzgjedhurit të cilëve do t’iu dërgohet dhe linku i konfirmimit dhe finalizimit të pagesës.

Shqipëria e Sylvinhos do të grumbullohet sapo të mbyllet sezoni i rregullt dhe finalet përkatëse, pra pas 1 qershorit, teksa pas Serbisë, ndeshja tjetër e qershorit luhet me datë 10 qershor, në Letoni ndaj vendasve. Kuqezinjtë kanë 3 pikë, ato ndaj Andorrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit