Man. City gati të plotësojë dy dëshirat e Guardiolës, 180 milionë euro për yllin e Realit dhe të Barcelonës

18 Maj 2025
17:26
Telesport
back button

Edhe pse shpenzoi mbi 200 milionë euro gjatë merkatos së janarit, Manchester City po përgatitet për të tjera nënshkrime të bujshme gjatë merkatos së verës. Sipas raportimeve nga mediat angleze, klubi i drejtuar nga Pep Guardiola planifikon të investojë 180 milionë euro për të siguruar shërbimet e Rodrygo Goes dhe Dani Olmo, dy lojtarë të kërkuar me ngulm nga Pep Guardiola.

Pas dështimit në këtë sezon, ku City mund ta mbyllë vetëm me trofeun e FA Cup nëse arrin të mundë në finale Crystal Palace, Guardiola po përgatit një ekip që të jetë i aftë të fitojë titullin në Premier League si dhe në Champions League.

Në rastin e Rodrygo-s, klubi i Manchesterit është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro, një shifër që mund të kënaqë Real Madridin, i cili nuk e përjashton largimin e mundshëm të brazilianit. Nga ana tjetër, Dani Olmo shihet si zëvendësuesi ideal për të mbushur boshllëkun që do lërë largimi i Kevin De Bruyne.

Te Barcelona janë shumë të kënaqur me spanjollin, por situata e tyre financiare mund t’i detyrojë të sakrifikojnë 27-vjeçarin, për të cilin City është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit