Legjenda e Real Madrid gati të tërhiqet nga futbolli pas dëmtimit: Karrierës time po i vjen fundi

19 Maj 2025
8:39
Telesport
back button

Mbrojtësi Dani Carvajal është një legjendë e vërtetë e Real Madrid. Një talent i rritur në sistemin e të rinjve, tashmë 33 vjeç, ka mbledhur suksese të panumërta dhe respekt të pakushtëzuar brenda klubit.

Mungesa e tij për pjesën më të madhe të sezonit për shkak të dëmtimit ka pasur një ndikim të rëndësishëm në performancën e skuadrës “los blancos”. Duke parë këtë gjë dhe moshën e lojtarit, klubi hodhi sytë në merkato.

Dhe, këtë verë, në Madrid do të vijë Trent Alexander-Arnold nga Liverpool, për të përmbushur atë rol në baza të përhershme. Duke parë këtë situatë, Dani Carvajal mund të lërë klubin apo të tërhiqet nga futbolli këtë verë.

Në një intervistë, Carvajal la të kuptohet se karriera e tij futbollistike mund të jetë afër fundit. “Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Karriera ime sportive tashmë po i vjen fundi. Shpresoj që jo, por duhet të jem realist“, tha Carvajal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit