Amorim: Nëse klubi dhe tifozët nuk më duan, largohem që nesër nga detyra

22 Maj 2025
8:34
Telesport
back button

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja e finales së Europa League. “Djajtë e kuq” u mundën 1-0 nga Tottenham, që siguroi kualifikimin direkt në Champions League sezonin tjetër.

Ndërsa për United po mbyllet një sezon tërësisht zhgënjyes, me vendin e 17-të në Premier League dhe asnjë trofe. “Në këtë moment, nuk jam këtu për të mbrojtur veten. Nuk është stili im. Nuk kam asgjë për t’u treguar fansave. Në këtë moment kam nevojë për pak besim”, tha trajneri Riben Amorim

Unë jam gjithmonë i hapur. Nëse bordi dhe fansat mendojnë se nuk jam njeriu i duhur për këtë pune, do të largohem që të nesërmen. Por nuk do të jam dorëheqjen. Jam i sigurt në punën time. Siç e shihni, nuk do të ndryshoj asgjë në mënyrën se si i bëj gjërat”, shtoi më tej Amorim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit