Sa ka fituar Luka Modric për 13 vite si lojtar i Real Madridit?

23 Maj 2025
19:12
Telesport
back button

Luka Modric i sugjeroi Florentino Perezit t’ia ulte pagën. Kroati u vetofrua të qëndronte edhe në stol në sezonin e ri. Të gjitha këto, për të bindur klubin që të mos e largonin në fund të këtij sezoni.

Real Madrid nuk u bind. Kroati do të largohet. Paratë për të nuk kanë qenë problem, por përgjatë viteve ka fituar miliona euro gjatë karrierës së tij 13-vjeçare me fanellën e bardhë. Sipas të dhënave nga portali Capology, Modric ka fituar 140 milionë euro (bruto) si madrilen.

Ai e ka nisur me pagë 7,5 mln euro në sezon (bruto), kurse në këtë sezon fitoi 10,4 mln euro (bruto).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit