Ka nisur në Paris grand slam i Roland Garros, teksa në fushat me dhè janë luajtur ndeshjet e para të raundit të parë.
Te femrat, tenistja bjellorusë Aryna Sabalenka, numri 1 në botë, fitoi pa probleme 2-0 (6-1, 6-0) ndaj Kamilla Rakhimova. Më tej shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 Zeynep Sonmez.
I thotë shumë shpejt lamtumirë këtij turneu tenistja ceke Petra Kvitova, që u mund 2-1 nga Viktorija Golubic. Eliminohet edhe Anastasia Pavlyuchenkova, që u mund 2-0 nga kinezja Qinëen Zheng.






