Enzo Maresca u tha kritikëve të Chelsea “Fu*k off” pasi skuadra e tij siguroi kualifikimin në Champions League sezonin tjetër, pas fitores 1-0 në fushën e Nottingham Forest. Goli i Levi Colwill në fillim të pjesës së dytë vendosi fitoren, që do të thotë se “blues” do të kthehen në nivelin më të lartë të futbollit evropian pas dy sezonesh.
Ata mund të përfundojnë një sezon historik në vitin e parë të Maresca në krye, nëse mund të mposhtin Real Betis në finalen e Conference League të mërkurën. Ata synojnë të bëhen skuadra e parë që fiton të tre garat e UEFA-s. Por kritikat nuk kanë munguar për Maresca, i cili ka punuar me skuadrën më të re në historinë e Premier League.
Maresca ishte i lumtur të hakmerrej ndaj kritikëve të tij. “Personalisht nuk kisha asnjë dyshim. Lojtarëve u thashë se dyshimi ishte nga jashtë. Të gjithë mendonin se jemi shumë të rinj, nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Ata thoshin se ne nuk mund të fitonim sepse nuk kemi përvojë, por ia dolëm”, tha Maresca.
“U themi “Fu*k Off” të gjithëve. Lojtarët e meritojnë këtë, e kam thënë edhe më parë, ata kanë qenë fantastikë. City humbi në Nottingham, ndërsa Arsenal e Liverpool barazuan. Chelsea fitoi. Nuk është e lehtë. Lojtarët, ata tregojnë se sa të mirë janë. Njerëzit na gjykojnë për shkak të rezultateve, por shkuam në Champions”, tha Maresca.







