18-vjeçari mahnit Rooney-n dhe Amorim: “Lojtarë si ky i duhen United”

26 Maj 2025
14:46
Telesport
back button

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, dhe ish-sulmuesi Wayne Rooney e kanë lavdëruar të riun Ayden Heaven, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve këtë sezon.

Djajtë e Kuq e mbyllën sezonin e tyre më të keq në historinë e Premier League me një fitore 2-0 ndaj Aston Villa, e cila tani do të duhet të kënaqet me Europa League.

Heaven, i cili iu bashkua United nga Arsenal në merkaton e mesit të sezonit, e nisi ndeshjen dhe luajti 66 minuta në Old Trafford, duke mahnitur të pranishmit nga pjekuria e tij dhe sa natyral dukej ai në ekipin e parë.

Trajneri Amorim foli me MUTV rreth asaj se si ai është pikërisht lloji i lojtarit që klubi duhet të promovojë për të provuar të përmirësojë ekipin.

“Mendoj se edhe një herë Jason Wilcox (drejtori teknik) po bën një punë të shkëlqyer duke marrë Ayden”.

“Mendoj se këto lloj lojtarësh janë ata që na duhen,” vazhdoi Amorim. “Ai tregoi shumë cilësi dhe karakter pas dëmtimit.

“Ne duam këto lloj lojtarësh.”

18-vjeçari tani ka gjashtë paraqitje me ekipin e parë të United, por pas kaq shumë lëvdatave nga Amorim dhe performancave të vazhdueshme, ai ka të ngjarë të ketë një ndikim më të madh në ekipin e parë sezonin e ardhshëm.

Rooney foli gjithashtu në Match of the Day për adoleshentin, i cili mendon se shfaq të njëjtin vetëbesim që shfaqi ai në një moshë të ngjashme.

“Unë erdha si 18-vjeçar te United dhe e ndjen atë presion, por të vish si qendërmbrojtës – që është padyshim një pozicion ku nuk mund të përballosh të bësh gabime, përndryshe ndëshkohesh – është shumë e vështirë.

“Ai (Heaven) duket sikur ka qenë atje për vite me radhë dhe ky është komplimenti më i madh që mund t’i jap”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit