Vëllezërit Mac Allister kampion në të njëjtën ditë, por me ekipe dhe në vende të ndryshme…

26 Maj 2025
19:47
Telesport
back button

Dita e djeshme do mbahet mend gjatë për dy vëllezërit argjentias, Alexis Mac Allister dhe Kevin Mac Allister. I pari, Alexis Mac Allister, 26 vjeç, festoi dje titullin kampion me Liverpool, ku ai ka qenë një nga lojtarët më protagonist këtë sezon dhe shumë i rëndësishëm për të kuqtë.

I dyti, Kevin Mac Allister, më pak i njohur se i vëllai, është 27 vjeç dhe luan si mbrojtës dhe dje fitoi titullin kampion me Royale Union SG, klubi i njohur belg fitoi dje titullin kampion pas plot 90 vitesh pritjeje. Ky është tituli i 12-të në historinë e tyre si klub.

Një moment shumë i veçnatë për të dy vëllezërit që u shpallën kampion në të njëjtën ditë, edhe pse Alexis Mac Allister me Liverpool kishin kohë që e kishin siguruar titullin, ndryshe nga Kevin, ku Royale Union SG fitoi titullin vetëm në ndeshjen e fundit.

Alexis dhe Kevin, kanë edhe një vëlla tjetër futbollist, më të madh se ata, është 29 vjeç dhe luan si mesfushor në Argjentinë, ku është i huazuar tek Instituto, por nuk është një lojtar titullar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit