Me zor u kualifikua në Champions, Newcastle bën gati 200 mln euro për merkaton e verës

26 Maj 2025
20:29
Telesport
back button

Newcastle arriti të siguronte një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm, duke u renditur në vend të pestë në Premier League dhe duhet të “falënderojë” Man. United që fitoi ndaj Aston Villa-s, duke qenë se vetë u mposht në shtëpi 0-1 nga Everton.

“Qymyrxhinjtë” nuk duan të mjaftohen vetëm me pjesëmarrjen në Champions League, por duan që të jenë edhe një ekip konkurrues dhe për ta bërë të mundur këtë gjë, jani gati të shpenzojnë 200 milionë euro gjatë merkatos së verës.

Një nga objektivat kryesor është sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes. Edhe pse klauzola e tij e lirimit është 1 miliard euro, Real Madridi thuhet se është i gatshëm të negociojë lirimin e tij për një shifër rreth 80 milionë eurosh, duke parë formën jo të mirë që braziliani ka treguar këtë sezon.

Në portë, Newcastle i ka vënë syrin portierit të Espanyol, Joan García. Marrëveshja me klubin katalanas mund të mbyllet për shifrën 25-30 milionë euro.

Për të forcuar mbrojtjen, “Qymyrxhinjtë” po ndjekin mbrojtësin e djathtë të Real Sociedad, Jon Aramburu. Edhe pse klauzola e tij e lirimit është 60 milionë euro, Newcastle shpreson se një ofertë prej 40 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme për të siguruar transferimin e tij.

Gjithashtu, Newcastle interesohet edhe për sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, i cili është i hapur për një rikthim në Premier League. Për një ofertë rreth 50 milionë euro, klubi katalanas do ishte i kënaqur dhe do lejonte largimin e sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit