De La Fuente bën gati Spanjën për Nations League: Rodri nuk është ende gati, Yamal fiton Topin e Artë

27 Maj 2025
10:34
Telesport
back button

Luis De La Fuente, trajneri i Spanjës, ka shpallur listën e lojtarëve të thirrur në Nations League, për gjysmëfinalen ndaj Francës, më 5 qershor në Shtutgart. Ai sqaroi vendimin për rikthimin e Isco, i cili u thirr sërish në moshën 33-vjeçare.

Nëse mendojmë se është e përshtatshme që Pedri, Olmo dhe Isco të luajnë së bashku, ne do ta bëjmë. Kemi vlerësuar skenarët e ndryshëm. Isco, Fermin, Pedri apo kushdo tjetër mund të jetë i dobishëm. Unë kurrë nuk e shoh moshën. Ishte koha e duhur që Isco të jepte kontributin e tij. Ai do të japë një kontribut të rëndësishëm, përndryshe nuk do të ishte këtu”, tha De La Fuente.

Në këtë grumbullim mungon Rodri. “Ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ka një ndikim të madh në skuadër. Ka qenë jashtë për tetë muaj dhe ka luajtur vetëm 10 minuta. Nuk ishte koha për të rrezikuar. Ne gjithmonë i japim përparësi shëndetit të lojtarit. Ai po përmirësohet dhe po fiton besim, po fillon të gjejë vendin e tij”, tha trajneri.

Duke folur për Lamine Yamal, ai tha: “Ai është një lojtar me një të ardhme të madhe, por ende po rritet. Është një proces, për të merituar Topin e Artë. Nuk e di nëse do ta fitojë këtë vit, por jam i sigurt se do ta fitojë. Gjëja më e rëndësishme është se ai nuk e bën këtë dhe vazhdon të fokusohet në një objektiv specifik”.

Portierë: Unai Simón, David Raya, Alex Remiro

Mbrojtës: Pedro Porro, Oscar Mingueza, Le Normand, Cubarsí, Huijsen, Vivian, Grimaldo, Marc Cucurella.

Mesfushorë: Zubimendi, Mikel Merino, Pedri, Gavi, Fermín, Isco, Alex Baena, Fabián Ruiz.

Sulmues: Lamine Yamal, Nico Williams, Dani Olmo, Yeremy Pino, Samu, Morata, Mikel Oyarzabal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit