Bayern Munich është gati të bëjë një përpjekje të re këtë verë për të nënshkruar me mesfushorin e Fulham, Joao Palhinha. Lajmin e konfirmoi sot “Sky Sports”, që shton se kjo është hera e tretë që skuadra bavareze hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.
Edhe pse kanë ndryshuar trajnerët në krye të stolit të ekipit bavarez, objektivat e merkatos nuk ndryshojnë dhe Vincent Kompany është i etur për të sjellë portugezin në Bundesliga. Bayern duhet të paguajë një shumë prej 45 milionë eurosh për mesfushorin.
Portugezi aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij dhe pret të mësojë ndonjë lajm nga menaxheri i tij, që po kryen bisedimet. Sezonin e fundit, Palhinha realizopi 4 gola e 1 asist në 39 ndeshje me Fulham në të gjitha veprimtaritë ku u aktivizua.