Kanë kaluar disa kohë që kur sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo, është zhdukur nga radarët dhe nuk e veshi fanellën e “los blancos” në ndeshjet e fundit të sezonit. 24-vjeçari brazilian u dëmtua në stërvitje, por ai problem nuk u zyrtarizua asnjëherë me një buletin mjekësor dhe nuk u kthye më të luajë.
Ajo që bie në sy ishte mungesa e tij në kombëtaren braziliane, tashmë të drejtuar nga Carlo Ancelotti, ish-trajneri i tij te Real Madrid deri pak javë më parë. Sipas Marca, kjo u bë “për ta ndihmuar atë të rikuperonte gjendjen e tij fizike dhe mendore”, por të hënën pati një përballje midis Rodrygo dhe drejtorëve të Real Madrid.
Mësohet se klubi ka pyetur brazilianin se cilat ishin dëshirat dhe planet e tij për të ardhmen. Sulmuesi ka konfirmuar dëshirën e tij se donte të vazhdonte aty ku është, pavarësisht thashethemeve të përsëritura për një lamtumirë. Tashmë skuadra do të drejtohet nga Xabi Alonso.
Por te Real janë të shqetësuar për potencialin në rënie të Rodrygo. Një rënie e dukshme që nga muaji shkurt, ndaj dhe klubi kërkon një reagim nga 25-vjeçari. Trajneri Xabi Alonso ka konfirmuar se mund të llogarisë tek ai, por do të duhet të njihen më mirë me njëri-tjetrin para Botërorit për klube.







