Wesley Sneijder merr qëndrim dhe e bën këtë pa dorashka. Duke folur nga studiot e “Ziggo Sport”, ish-ylli i Interit ka lavdëruar Denzel Dumfries, duke e cilësuar si një nga mbrojtësit e djathtë më të fortë në skenën europiane:
“Është kthyer në të preferuarin e tifozëve. Nëse mendojmë për një vit më parë, nuk ishte aspak e sigurt që do të qëndronte tek Interi. Donte të largohej, klubi ishte në dyshim, por tani gjërat kanë ndryshuar. Ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, ndeshjet e tij kundër Barcelonës ishin qershia mbi tortë”.
Pastaj, edhe një mesazh i qartë në drejtim të kombëtares së Holandës: “Dumfries është thjesht mbrojtësi ynë i djathtë. Nuk ka më asgjë për t’u diskutuar”. Pra, mbështetje e plotë për numrin 2 zikaltër.







