“Është e vështirë, nuk ishte ky finalja që kishim imagjinuar”. Nëpërmjet profilit të tij në Instagram, Alessandro Bastoni është rikthyer te humbja 5-0, që Interi pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih ndaj PSG.
“Një humbje e vështirë për t’u pranuar, – shkruan mbrojtësi zikaltër, – çka lë shumë hidhërim dhe do të kërkojë shumë kohë për t’u kuptuar. Jemi të zhgënjyer, para së gjithash nga vetja jonë.
E dimë rëndësinë e këtij objektivi për skuadrën tonë, për klubin dhe të gjithë tifozët që na kanë mbështetur me pasion në çdo moment. Tani, më shumë se kurrë, e dimë sa thelbësore është t’ju ndiejmë pranë. Do të vazhdojmë të luftojmë dhe të shkruajmë faqe të reja në historinë tonë”.







