Raphinha nuk ka frikë nga konkurrenca. Pas një sezoni në të cilin ai u bë një nga lojtarët kryesorë në sulmin e Barcelonës, anësori brazilian po përgatitet për një verë potencialisht të lëvizshme në frontin e tregut të transferimeve.
Klubi “blaugrana” po shikon me interes profilet e nivelit të lartë për të përforcuar krahët dhe ndër emrat që janë shfaqur fuqishëm janë ata të Marcus Rashford dhe Luis Díaz.
Raphinha, i intervistuar nga “Mundo Deportivo,” tregoi besim të plotë në aftësitë e tij: “Unë nuk shqetësohem për asgjë. Nuk them që jam titullar i palëvizshëm, por kushdo që vjen do të duhet të punojë më shumë se unë”.
“E rëndësishme është që ai të ndihmojë skuadrën. Sa më shumë lojtarë të fortë dhe të motivuar të ketë, aq më mirë. Më pas do të jetë në dorën e trajnerit të zgjedhë se kush do të futet në fushë“, shtoi Raphinha.
Fjalë që nxjerrin në pah pjekurinë e brazilianit, protagonist i një viti në rritje dhe gjithnjë e më shumë një lider teknik përkrah Lamine Yamal.







