Bayern transferon një lider të lindur për… zero euro! Legjenda Matthaus: Është si Kimmich!

3 Qershor 2025
15:51
Telesport
back button

Tom Bischof është transferimi i parë i Bayern në merkato, “i prenotuar” që në janarin e shkuar. Mesfushori la Hoffenheim pas 14 vitesh për t’u transferuar në Mynih, aty ku e pret një konkurrencë e frikshme me emra si Kimmich, Goretzka, Palhinha, Laimer dhe Pavlovic.

Gjermani nuk trembet, gjithsesi. Legjenda Lothar Matthaus ka shprehur lëvdata të mëdha për të, duke e vlerësuar si një lojtar me karakter.

“Më pëlqen ajo që tregon në fushë. Është si Kimmich. Ai gjuan goditjet e dënimit dhe kornet. Kaq i ri, por luan në nivelet më të larta. E kuptueshme që ai ka impakt në dhomat e zhveshjes. Ka lindur të bëhet lider”.

Transferimi i tij me parametra zero duket se do të largojë portugezin Palhinha, i cili ka dështuar në “Allianz Arena”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit