Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, saktësoi se nuk ka kthim për të te Blaugrana-t: “A është e mbyllur dera e Barçës për të ardhmen time? Po, është e mbyllur. Ne jemi rritur tani”.
Përgjigje e sinqertë nga ish-trajneri i Barçës, i cili mund t’i drejtojë kampionët anglezë edhe një vit të fundit, përpara se të ndryshojë mjedis dhe të përballet me një aventurë të re. Për krahasimet e bëra mes Guardiolës dhe Xavi Hernandezit, ish-trajnerit të Barcelonës, ai u përgjigj me vendosmëri: “Pyesni veten, jeni ju që i bëni këto krahasime. Unë nuk i kam bërë kurrë”.
Mbi emërimin e Hansi Flick, ish-trajnerit të kombëtares gjermane dhe Bayern Munich në stolin katalanas, ai u përgjigj: “I uroj më të mirën. Ndihmojeni dhe jepini kohë. Ai do të duhet të përshtatet me stilin e lojtarëve që ka”.