UEFA “trondit” Barcelonën. Gjobë e majme dhe ulje pikësh në Champions League për katalanasit?

4 Qershor 2025
18:24
Telesport
back button

Lajme aspak të mirë për Barcelonën nga UEFA. Siç dihet, Barcelona prej kohësh ka probleme me situatën e saj financiare dhe sipas asaj që raporton sot “The Times“, klubi katalanas ka shkelur sërish rregullin e fair-play-t financiar (FFP). Sipas raportimit në fjalë, javën e ardhshme UEFA do të publikojë listën me ekipët që kanë shkelur rregullin financiar FFP dhe në krye të lstës duket se qëndron pikërisht Barcelona.

Në vitin 2023, për të njëjtën shkelje Barcelona u dënua atëherë me 500 mijë euro gjobë, por në rast përsëritje dënimi është më i madh. Katalanasit mund të reduktojnë numrin e lojtarëve që mund të regjistrojë për Champions League, mund të gjobiten sërish, por këtë herë me një shumë më të madhe se 500 mijë euro, ose mund t’i ulen pikë gjatë sezonit të ardhshëm të Champions League.

Sipas “The Times“, në listë bashkë me Barcelonën për shkëljen e fair-play-t financiar janë edhe dy ekipet e Premier League si Chelsea dhe Aston Villa, por ato mund t’ia hedhin vetëm me gjobë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit