“Kam frikë se lojtarët tanë nuk janë të motivuar për hakmarrje me Serbinë”

6 Qershor 2025
17:17
Telesport
back button

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka befasuar me një postim në Facebook, duke thënë se ka dyshime për lojtarët e kombëtares shqiptare, nëse janë mjaftueshëm të motivuar për ndeshjen me Serbinë.

“Serbët nuk i gjen gjë në Shqipëri! As në Kosovë! Nuk kanë pse bëjnë sikur janë në rrezik. Ata kanë vrarë gra, fëmijë dhe burra shqiptarë! Unë kam më shumë hallin e këtyre futbollistëve tanë. A do u vlojë gjaku i ‘hakmarrjes’ me gola? A do motivohen të lënë shpirtin në fushë? Këtë kam frikë unë, se nuk jam i sigurt”, shkruan ai.

Deklaratë që lë një shije të hidhur, por ka plot komentues që e aprovojnë postimin e tij. Po ju, si mendoni?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit