Zyrtare: Tottenham shkarkon trajnerin pas suksesit në Europa League

6 Qershor 2025
17:38
Telesport
back button

Suksesi në Europa League nuk ka mjaftuar për Tottenham. Klubi anglez sapo zyrtarizoi shkarkimin nga detyra të trajnerit Ange Postecoglou, i cili lë skuadrën “Spurs” pas dy sezonesh.

Ky lajm pritej, sezoni që lamë pas ishte shumë i dobët për londinezët, me 22 humbje nga 38 ndeshje gjithsej në Premier League. Postecoglou e la skuadrën në vendin e 17-të.

Tottenham ka plot trajnerë të lirë në treg, por deri tani nuk ka dalë asnjë emër. Presim opsionet e para nga mediat britanike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit