Luis Diaz nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpool. Dëshira e tij dhe e familjes është të qëndrojë në Premier League edhe në sezonin e ardhshëm.
Gazeta katalanase “Sport” i referohet deklaratës së sulmuesit anësor që dha të enjten. “Nëse klubi më bën një ofertë të mirë, do të jem i lumtur. Varet nga drejtuesit”.
Diaz, madje, do të pranonte të luante te Liverpool edhe nëse nuk merr kontratë të re (edhe për dy vite). Gazeta “Sport”, megjithatë, thekson se në rast se klubi anglez i kërkon largimin, ai pranon vetëm Barcelonën.







