Transferimi i Florian Wirtz te Liverpooli “konsiderohet një marrëveshje e kryer” me kampionët e Premier League që janë gati të bëjnë nënshkrimin e tyre të dytë të verës pas Jeremie Frimpong nga Leverkusen.
Liverpooli dhe Bayer Leverkuseni thuhet se kanë rënë dakord për një marrëveshje që do ta shohë mesfushorin sulmues të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, ku ai pritet të fitojë deri në 18.5 milionë sterlina bruto në vit (rreth 9.2 mln sterlina ne sezon).
Të Kuqtë mbeten në bisedime me Bayer Leverkusenin për një çmim për 22-vjeçarin dhe, ndërsa negociatat janë duke vazhduar, një marrëveshje konsiderohet e sigurt, sipas Bild. Leverkuseni dëshiron 120 milionë paund dhe Liverpooli ka ofruar 109 milionë paund, por Wirtz e ka bërë të qartë se dëshiron transferimin dhe se nuk ka rruge tjeter.
Wirtz duket se do të kryejë vizitat mjekësore javën e ardhshme dhe do të shkojë me pushime përpara se t’i bashkohet skuadrës për ndeshjet parasezonale në korrik. Si perfundim, akordi pritet te mbyllet per nje pakerte totale prej 145-150 mln eurosh duke perfshire bonuset.







