Bayern Munich e ka seriozisht për Leao. 60 milionë euro, plus njërin mes Coman dhe Kim

10 Qershor 2025
8:46
Alfred Lleshi
back button

Janë javë dhe ditë të lëvizjeve të mëdha në merkato për Milanin, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Sa iu përket largimeve, këtë javë Bayern Munich do të paraqesë një ofertë për Rafael Leao. Në zyrat e klubit bavarez flitet për një propozim prej 60 milionë eurosh, plus njërin mes Kingsley Coman dhe Kim Min-jae.

Të dy lojtarët, që Bayerni është gati t’i përfshijë si pjesë shkëmbimi, janë shumë të pëlqyer nga trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri. Gjermanët e kanë ndjekur nga afër Leaon mbrëmjen e djeshme me kombëtaren e Portugalisë, në natën e triumfit të “Nations League”, dhe raportet që kanë mbërritur në Mynih kanë qenë shumë pozitive. Oferta zyrtare ende nuk ka mbërritur, por nëse nuk ka surpriza, pritet të dorëzohet te Milani gjatë kësaj jave.

Pas finales së fituar të “Nations League” me Portugalinë, vetë Leao foli për triumfin e Cristiano Ronaldos: “Ai jeton për futbollin, ka bërë një karrierë shumë të gjatë në nivel klubesh. E ndjen Portugalinë si familjen e tij, jam i lumtur për të, sepse fitoi një trofe që e kërkonte prej kohësh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit