Cristian Chivu, zyrtarisht trajneri i ri i Interit. Pas largimit te Simone Inzaghi fill mnas humbjes në finalen e Champions League me PSG, presidenti Marotta ia ka besuar stolin ish-lojtarit zikaltër.
Rumuni dikur ka veshur fanellën e Interit dhe ka fituar tripletën. Ai tashmë do të jetë timonieri i ri Interit duke firmosur kontratë 2-vjeçare.
Interi e ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Chivu përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa në mëngjes ish-mbrojtësi zgjidhi detajet e fundit burokratike dhe u lirua nga Parma.
“Inter mirëpret Cristian Chivu-n si trajnerin e ri. Trajneri ka nënshkruar një kontratë me klubin Zikaltër deri më 30 qershor 2027”, njofton klubi në faqen zyrtare.







