“Futbolli nuk zgjat shumë”. Lojtari i Liverpool njofton largimin: Dua më shumë minuta

9 Qershor 2025
16:55
Telesport
back button

Harvey Elliot po mendon largimin nga Liverpool. Arsyeja është e thjeshtë. Ai nuk ka marrë minutat që pretendon se meriton nga trajneri Arne Slot.

Elliott iu bashkua skuadrës së të rinjve të Liverpool në vitin 2019, i transferuar nga Fulham. 22-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm 822 minuta, sipas tij të pamjaftueshme për të vijuar aventurën në “Anfield”.

“Është një situatë e vështirë. Duhet ta bisedoj me klubin. Do të bëhem 23 vjeç në sezonin e ardhshëm dhe më duhen minuta”.

“Nuk dua të djeg vitet e karrierës sime, sepse futbolli nuk zgjat shumë. Po konsideroj të gjitha variantet”, ka deklaruar ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit