Kampionati Ballkanik U-19 i volejbollit në Tiranë, tetë skuadra në garë për titullin

10 Qershor 2025
12:38
Telesport
back button

Tirana do të jetë mikpritëse e Kampionatit Ballkanik për të reja në volejboll, event që do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar më datat 11-15 qershor. Ky është edhe eventi i parë Ballkanik i këtij sezonit.

FSHV-ja ka marrë të gjitha masat për organizimin e këtij eventi, që do të zhvillohet në palestrën e Farka Volley. Ndërkohë që, pjesëmarrëse do të jenë tetë skuadra, të ndara në dy grupe me nga 4 ekipe secila.

Shqipëria bën pjesë në Grupin A, bashkë me Serbinë, Rumaninë dhe Bosnjë-Herzegovinën. Ndërsa në Grupin B janë ekipet e Kosovës, Bullgarisë, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja kuqezi ka disa ditë që është e grumbulluar në Tiranë dhe po përgatitet për këtë event, ky synon një kualifikim në fazën gjysmëfinale. Kjo nuk është hera e parë që një turne i tillë organizohet në Shqipëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit