Kombëtarja e femrave në volejboll për femra u mund sot 3-2 nga Danimarka në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). Ndeshja e luajtur në Odensa të Danimarkës u fitua nga vendaset pas më shumë se 2 orësh lojë.
Danimarka fitoi 25-22 dhe 25-17 dy setet e para, por Shqipëria nuk dorëzohet dhe arrin të rikuperojë, duke barazuar 2-2 shifrat, pas triumfit 25-17, 25-21 në setin e tretë dhe atë të katërt. Në setin final, skuadra daneze arrin të fitojë 15-10, duke marrë dy pikët e para në këtë turne.
Një lojë ku ekipet dueluan me hope, dhe ku Shqipëria nuk arriti dot të bëjë paraqitjen e një ditë më parë, kur përmbysi Luksemburgun. Këtë herë përmbysja mbeti në gjysmë, pasi në setin final disa gabime e një vendim i dyshimtë i gjyqtarit ndikuan në rezultatin final të takimit.
Gjithsesi, Shqipëria mori 1 pikë dhe mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme dhe gjithcka do të vendoset të dielën, në sfidat e treta në grup. Shqipëria do të luajë me kryesueset e Lituanisë, ndërsa danezet do të përballen me Luksemburgun e vendit të fundit.
Dita e parë
Shqipëri – Luksemburg, 3-1
Lituani – Danimarkë, 3-0
Dita e dytë
Lituani – Luksemburg, 3-0
Danimarkë – Shqipëri, 3-2
Dita e tretë (31 maj)
Shqipëri – Lituani, 15:00
Luksemburg – Danimarkë, 18:00
Renditja: Lituania 6 pikë, Shqipëria 4 pikë, Danimarka 2 pikë, Luksemburgu 0 pikë.







