Në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet u luajt ndeshja e Volleyball European League për meshkuj mes Shqipërisë dhe Danimarkës, me miqtë që fituan 3-0. Kjo sfidë ishte e vlefshme për raundin e tretë të Ligës Europiane të Volejbollit.
Ndonëse kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka luajtën në fushën e tyre nuk arritën dot të fitojë. Miqtë nga Danimarka e dominuan ndeshjen në të trija setet, duke i fituar ato me shifrat 25-17, 25-18, 25-21.
Një lojë jo shumë bindëse për Shqipërinë, që nuk arriti dot të rivalizojë. Deri më tani, kuqezinjtë nuk kanë arritur dot të fitoj në asnjë set në këtë turne. Ndeshja e radhës ajo ndaj Rumanisë, ditën e diel po në Tiranë.
Raundi 3 – Shqipëri
19 qershor
Danimarkë – Shqipëri, 3-0
Rumania (pushim)
20 qershor
Rumani – Danimarkë, 19:00
Shqipëria (pushim)
21 qershor
Shqipëri – Rumani, 19:00
Danimarka (pushim)







