Kombëtarja e pafuqishme për të fituar, vajzat kuqezi humbasin edhe ndaj Finlandës

7 Qershor 2026
16:28
Telesport
back button

Kombëtarja e femrave në volejboll u mund të dielën pasdite 3-0 nga Finlanda (25-8, 25-19, 25-16), duke pësuar humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit).

Ndeshja e luajtur në Finlandë u dominua nga kombëtarja vendase, që tregoi që në setin e parë qëllimet e saj. Diferenca mes dy skuadrave ishte e madhe dhe megjithëse vajzat kuqezi e rritën nivelin në dy setet e tjera kjo s’mjaftoi.

Mungesa e Bici, ashtu si një ditë më parë ndaj Zvicrës, u ndje shumë te kombëtarja shqiptare, që shpesh ra pre e bllokut shtatlartë të Finlandës. Gjithsesi, një kombëtare shumë e re në moshë, që po fiton përvojë për të ardhmen.

Femra, Faza 1 – Zvicër

5 qershor, Zvicër – Finlandë, 2-3

5 qershor, Shqipëria (pushim)

6 qershor, Shqipëri – Zvicër, 0-3

6 qershor, Finlanda (pushim)

7 qershor, Finlandë – Shqipëri, 0-3

7 qershor, Zvicra (pushim)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit