Tjetër humbje për Shipërinë në Ligën Europiane të Volejbollit, kuqezinjtë ndalen edhe nga Sllovakia

7 Qershor 2026
17:59
Telesport
back button

Tjetër humbje për kombëtaren e meshkujve në volejboll, që në ndeshjen e dytë të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit) u mund 3-0 nga Sllovakia, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit (25-23, 29-27, 25-15).

Edhe pse djemtë kuqezinj të trajnerit Jani Melka dueluan fort, sidomos në dy setet e para, nuk arritën dot të triumfojnë. Ashtu si në përballjen e një ditë më parë të humbur ndaj Estonisë, disa gabime në pikët e fundit i kushtuan shumë Shqipërisë.

Një ekip që rivalizon mirë, ka potencial për më shumë, por që gabon në pikët e fundit, duke humbur mundësinë për të fituar dicka. Një tjetër humbje e dhimbshme, pasi të gjithë janë të vetëdijshëm se me pak kujdes mund të kishin korrur dicka më shumë.

Meshkuj, Faza 1 – Sllovaki

5 qershor, Estoni – Sllovaki, 3-0

5 qershor, Shqipëria (pushim)

6 qershor, Shqipëri – Estoni, 0-3

6 qershor, Sllovakia (pushim)

7 qershor, Sllovaki – Shqipëri, 3-0

7 qershor, Estonia (pushim)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit