Zhbllokohet rezultati në Riga, Shqipëria kalon në avantazh falë një autogoli, me ndihmën e Manaj (video)

10 Qershor 2025
21:18
Telesport
back button

Shqipëria po përballet sonte me Letoninë në Riga, në ndeshjen e katërt për këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2026. Kjo është ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë edicion, ku deri tani regjistrojnë 1 humbje ndaj Anglisë, 1 fitore ndaj Andorrës dhe 1 barazim ndaj Serbisë.

Sot, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Në rast se kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho duan të mbajnë ende gjallë shpresat për vendin e dytë, duhen me patjetër të fitojnë sot.

Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin  e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.

Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, Shqipëria kalon në avantazh. Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit, Antonijs Cernomordijs, dhe përfundon në rrjetë. UEFA në faqen e saj zyrtare e quajti autogol dhe jo gol të Manaj.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit