Shqipëria nuk shkoi më shumë e barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen katërt kualifikuese për kuqezinjtë për Kupën e Botës 2026. Pas këtij barazimi, i cili zbeh shumë shanset për të mbajtur vendin e dytë, kanë folur për mikrofonin e “Supersport”, disa nga protagonistët kryesor të takimit.
“Jemi të mërzitur shumë, pasi nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë kemi akoma. Ekipet e vogla si Letonia mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje dhe ta bëjnë shumë të vështirë të krijosh raste.
“U zgjuam vonë në pjesën e dytë dhe nuk ishim të përgatitur mirë nga ana mendore. Duhej të ishim më të përqendruar. Gjithsesi, akoma nuk ka mbaruar. Duhet të marrim pikët e plota në fushën tonë ndaj Letonisë”, tha Strakosha.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë dhe nuk na lanë shumë hapësira. Kur të kthehemi në shtator, duhet një Kombëtare tjetër”, tha Asllani.







