Sot ka përfunduar takimi në selinë e Interit mes drejtuesve zikalter dhe agjentit Tullio Tintit. Rinovimi i Simone Inzaghit është në tavolinë si teme e nxehte pasi rinovoi Barella zyrtarisht dhe pritet edhe njoftimi i Lautaro Martinez.
Trajnerit zikalter, protagonist i sezonit të kaluar që kulmoi me pushtimin e skudetos së njëzetë, kontrata do t’i skadojë më 30 qershor 2025 dhe klubi, pavarësisht ndryshimit të pronësisë, e ka vendosur gjithmonë zgjatjen në prioritetet e tij.
Për momentin, sipas asaj që u mblodh nga mediat në Milano, është një fazë ndërlidhëse e negociatave dhe ende nuk është përcaktuar asgjë, por duhet nënvizuar se ka ende optimizëm për suksesin e operacionit. Çështja kryesore mbetet gjithmonë skadimi i kontratës së re, qoftë në 2026 me apo pa opsion apo në 2027.