Ndryshon skenari për transferimin e Wirtz te Liverpool, skuadra e Bayer kërkon talentin e “reds” në marrëveshje

12 Qershor 2025
11:20
Telesport
back button

Transferimi i Florian Wirtz nga Byer Leverkusen për te Liverpool ende nuk është kryer edhe pse deri më tani “reds” kanë bërë plot tri oferta zyrtare. Të gjitha të refuzuara deri më tani nga klubi gjerman.

Kampionët e Premier League paraqitën së fundi një ofertë prej 100 milion stërlinash për Wirtz, plus 14 milion bonuse rreth një javë më parë, shumë që ka bërë “aspirinat” të mendohem më shumë. Ata kanë të tjera plane në mendje.

Oferta nuk u refuzua dhe në atë moment filluan bisedimet mes klubeve. Bisedimet janë në vazhdim dhe janë të përqendruara rreth strukturës së një marrëveshjeje, që mund të përfshijë edhe lojtarë të tjerë.

Bayer Leverkusen po shqyrton seriozisht idenë e sjelljes në Bundesliga të Jarell Quansah, që aktualisht është pjesë e Liverpool. Quansah, 22 vjeç, është kandidat për fanellën e titullarit në qendrën e mbrojtjes së skuadrës gjermane.

Klubet po vazhdojnë bisedimet dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje që i përshtatet të gjitha palëve. Duket se përfshirja e Quansah në bisedime mund ta zbutë disi shumën e lartë të kërkuar nga Leverkusen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit